
Janë 10 viktimat e reja në Kosovë nga pandemia e koronavirusit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 162 raste të reja, nga 584 testime të kryera, edhe nga laboratorët privatë.
Vatra kryesore mbetet Prishtina me 47 raste, e ndjekur nga Mitrovica me 12 raste dhe Vushtrria me 11 raste.
Rritet gjithsesi edhe numri i personave të shëruar, që sot janë 220. Numri total i rasteve pozitive është 12.168 nga 46.452 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2. (A2 Televizion)