
Situata pandemike në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, me 457 testime të kryera nga laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK në Prishtinë, paraqet 92 raste pozitive, në ulje nga dita e djeshme.
Ndërkohë, 7 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në 563 bilancin total. Të shëruarit gjatë ditës së fundit janë 115.
Prishtina mbetet vatra kryesore me 39 raste, më pas Prizreni dhe Gjakova. (A2 Televizion)