Koronavirusi në Kosovë, 5 të vdekur në 24 orët e fundit, ulet numri i të prekurve

Nga A2 CNN
5 Shtator 2020, 15:09 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, 5 të vdekur në 24 orët e

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike raporton se në 24 orët e fundit 5 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë. Në total, 556 persona kanë humbur betejën me koronavirusin në Kosovë.

Gjatë ditës së fundit janë kryer 464 testime dhe 117 raste janë konfirmuar si pozitiv me Covid-19. Numri total i rasteve pozitive shkon kështu në 14027, prej tyre 3040 aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 131 pacientë, shifër që e çon në 10431 numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më sot. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos