
Bilanci paraprak i këtij sezoni turistik veror paraqitet optimist, edhe pse larg niveleve të parakrizës shëndetësore. Pushuesit vendas dhe emigrantët ishin shpëtimi i kësaj vere, ndihmuar edhe nga turistët nga rajoni.
Teksa sezonit turistik veror po i vjen fundi, shifrat paraprake tregojnë se pushuesit vendas dhe emigrantët ishin shpëtimi i këtij sezoni turistik veror.
Me gjithë përmirësimin e ndjeshëm, operatorët turistikë thonë se shifrat e turizmit janë ende larg niveleve të para krizës shëndetësore.
Turistët nga vendet e Ballkanit, kryesisht Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, dhanë gjithashtu një kontribut të rëndësishëm në shpëtimin e operatorëve turistikë shqiptarë, që prej dy vitesh përballen me vështirësi të mëdha financiare. (A2 Televizion)