Raporti i Bankës së Shqipërisë, në pjesën e parë të vitit u rritën borxhi dhe papunësia, ra konsumi

Nga A2 CNN
14 Gusht 2021, 19:36 | Ekonomi
Raporti i Bankës së Shqipërisë, në pjesën e

Përkundër ecurisë pozitive të ekonomisë së vendit e cila u rrit me 5.53 për qind në 3 muajt e parë të vitit, në përkeqësim paraqiten treguesit mbi Borxhin Publik, shkallën e papunësisë dhe konsumin e popullatës.

Raporti i Borxhit Publik ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto në fund të marsit, arriti në 77.3 për qind nga 65.8 për qind që ishte në fundin e 2019-s.

Në raportin e posaçëm të politikes monetare, Banka Qendrore kërkoi rikthim të vëmendjes ndaj konsolidimit fiskal për të garantuar qëndrueshmërinë e financave publike në planin afatgjatë.

Rënia e punësimit shkaktoi një rritje të lehtë të shkallës së papunësisë, e cila u arriti në 11.9 për qind ose 0.1 pikë përqindje më e lartë se sa në tremujorin e fundit të vitit të shkuar. Edhe në këtë tremujor, rënia e punësimit u shoqërua me dalje nga tregu i punës.

Konsumi i popullatës u rrit me vetëm 1.5 për qind në tremujorin e parë, 0.4 për qind më pak se në tremujorin e fundit të 2020-s. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë prirja e konsumatorëve për të shpenzuar mbeti e përmbajtur dhe poshtë nivelit të para krizës shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos