
Prej gati një muaji qytetarët po paguajnë rreth 100 lekë më tepër për të shkuar nga Tirana drejt qyteteve të tjera dhe anasjelltas. Teksa e vlerësojnë si jo të drejtë, udhëtarët kërkojnë që çmimi i biletave të rikthehet në nivelet e mëparshme.
Vendimi i operatorëve nuk gjen as dakordësinë e shoqatës së transportit. Sipas një vendimi të Qeverisë, prej 1 prillit do të nisë shpërndarja e fondeve të dedikuara për sektorin e transportit, në kuadër të “Paketës së rezistencës”. Por, operatorët e transportit ndërqytetës nuk kanë besim se kjo do të ndodhë.
E teksa operatorët e transportit ndër-qytetas janë në pritje të parave të premtuara nga qeveria, qytetarët vijojnë të paguajnë çmime të rritura, që për disa po kthehen në gati të papërballueshme. (A2 Televizion)