Prag miqësorja, Bare, Balliu dhe Uzuni mungojnë ndaj Gjeorgjisë

Nga A2 CNN
28 Mars 2022, 15:06 | Aktualitet
Prag miqësorja, Bare, Balliu dhe Uzuni mungojnë ndaj Gjeorgjisë

Shqipëria humbet tre lojtarë të rëndësishëm për miqësoren e kësaj të marte me Gjeorgjinë. Pas testit të luksit me Spanjën, trajneri Edy Reja nuk do të ketë në dispozicion Keidi Baren, Ivan Balliun dhe Myrto Uzunin. Të tre janë futbollistë që luajnë në La Liga-n spanjolle.

Pas ndeshjes së humbur 2-1 me furinë e kuqe, Bare ka vuajtur një tërheqje muskulore dhe qëndroi në Barcelonë, për t'u mbajtur nën vëzhgim nga stafi mjekësor i Espanyol. Pas konsultimit me stafin kuqezi, u vendos që Keidi të mos jetë me Kombëtaren ndaj Gjeorgjisë, por të vazhdojë rikuperimin.

Në seancën stërvitore të së hënës, e cila u zhvillua në Spanjë, përpara rikthimit të skuadrës në shtëpi, nuk mori pjesë as Ivan Balliu. Mbrojtësi i aktivizuar si titullar, duke bërë edhe një paraqitje bindëse kishte dakordësi me Rejan që të luante vetëm në ndeshjen e parë.

https://a2news.com/2022/03/28/perqendrim-maksimal-duhet-te-shfrytezojme-momentet/

Kjo për faktin se Balliu pret që të bëjë edhe dozën e tretë të vaksinës anti-covid dhe ai u kthye në Madrid, për t’u paraqitur te skuadra e Rayo Vallecano-s. Kundër Gjeorgjisë, nuk do të jetë as sulmuesi Myrto Uzuni.

Klubi i Granadas i kërkoi Shqipërisë që ta lërë të lirë lojtarin, i cili shënoi në portën e iberikëve, duke qenë se në fundjavë ka një ndeshje tejet të rëndësishme në luftën për mbijetesë. Pjesa tjetër e lojtarëve është në dispozicion të trajnerit Reja, për testin e kësaj të marte në orën 18:00 kundër Gjeorgjisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos