Gripi i shpendëve, zbulohet një vatër e re infeksioni

Nga A2 CNN
28 Mars 2022, 14:33 | Aktualitet
Gripi i shpendëve, zbulohet një vatër e re infeksioni

Ministria e Bujqësisë njoftoi se në 24 orët e fundit është konfirmuar një rast i ri me gripin e shpendëve, në fshatin Aliban të Vlorës.

“Në 24 orët e fundit kemi një rast të ri të konfirmuar. Kemi një vatër të re infeksioni në Qarkun Vlorë. Nuk kemi asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar”, lexohet në komunikatën e ministrisë.

Ministria e Bujqësisë përsëriti se “nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperatura më të larta se 70 gradë celsius”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos