
Gjatë aksionit për prishjen e objekteve pa leje në Radhim, IKMT është ndeshur me kundërshti nga pronarët e këtyre godinave.
Banorët janë përplasur edhe me forcat e policisë për prishjen e një hoteli. Ata janë ngujuar brenda objektit, ndërsa të tjerë deklarojnë se nuk largohen pasi kanë dokumente të rregullta.
Mësohet se mes personave që po qëndrojnë në godinë ka edhe fëmijë. (A2 Televizion)