Bill Gates parashikon se kur do të përfundojë pandemia

Nga A2 CNN
16 Shtator 2020, 08:18 | Bota
Bill Gates parashikon se kur do të përfundojë pandemia

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, parashikon që fundi i pandemisë së koronavirusit është ende larg.

Sipas tij, kriza e Covid-19 do të përfundojë brenda dy vitesh. Por, ai është optimist për krijimin e shpejtë të vaksinës.

“Pandemia do të përfundojë brenda dy vitesh. Por, brenda fundit të vitit mund të kemi 3 vaksina të autorizuara”, tha filantropi.

Sa i përket menaxhimit të krizës nga ana e Presidentit amerikan, Donald Trump, Gates tha: “Ka qenë një menaxhim i tmerrshëm”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos