
Janë 1229 persona të rinj të infektuar me koronavirus në Itali në 24 orët e fundit pas 80 mijë tamponëve të kryer.
Sipas emergjencave civile në ditën e fundit kanë humbur jetën 9 persona, krahasuar me 14 që ishin të hënën, për një bilanc total prej 35.633 fatalitetesh që nga nisja e pandemisë.
Të shëruarit janë 696 ndërkohë që rajonet me më shumë raste të reja janë sërish Lombardia, Liguria dhe Lazio.
Në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë gjithashtu thuhet se është rritur dhe numri i të shtruarve në spital me simptoma si dhe i personave të izoluar në banesa. Në këto momente numri i rasteve ende pozitive në Itali është mbi 39 mijë. (A2 Televizion)