Bill Klinton nis vizitën në Tiranë

Nga A2 CNN
3 Korrik 2023, 16:32 | Politikë
Bill Klinton nis vizitën në Tiranë

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka nisur vizitën e tij në Tiranë, ku do të qëndrojë deri ditën e nesërme.

Avioni që transportonte ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë u ul në avionin e Rinasit rreth orë 15:20 minuta.

Presidenti Clinton u prit nga vetë kryeministri Edi Rama me të cilin udhëtoi drejt Tiranës, aty ku do të zhvillohet dhe ceremonia shtetërore e organizuar në nder të tij rreth orës 19:00.

Në orën 19.25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit.

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash dhe ka pezulluar për disa orë qarkullimin në disa akse rrugore për të siguruar vizitën e ish-presidentit amerikan. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/03/klinton-dhe-lidhja-me-shqiptaret-ish-presidenti-qe-ndali-luften-ne-kosove/
https://a2news.com/2023/06/30/ish-presidenti-bill-clinton-feston-ne-shqiperi-pavaresine-e-amerikes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos