
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është paraqitur sot në Kuvend me një buqetë me grurë në duar.
Korreshi shpjegoi para gazetarëve se pse kishte marrë me vete grurë.
“Është buqetë simbolike nga fermerët e Myzeqesë, drejtuar “qivirisë”, në veçanti ministres së Bujqësisë, që u kërkoi të gjithëve që të mbillnin grurë edhe në prill. Në pamundësi për të ardhur me shalqi, sot po ju sjell grurin. Meqë i morën votën, ia futën pak në çmim. Të gjithë fermerët e grurit, jo vetëm që nuk kanë marrë asnjë subvencion apo dhe naftë, përveç patronazhistëve, por sot në bursë është me 22 dollarë kuintali. Të gjithë fermerët e Myzeqesë kanë dalë me humbje dhe presin nga qeveria që u mori votat t’u japin ndonjë kokërr leku”, tha Korreshi. (A2 Televizion)