Clinton në Tiranë, Balla fton opozitën për pjesëmarrje në ceremoni

Nga A2 CNN
3 Korrik 2023, 12:31 | Politikë
Clinton në Tiranë, Balla fton opozitën për pjesëmarrje

Lidhur me vizitën e ish-Presidentit amerikan Bill Clinton në Tiranë, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, zgjodhi foltoren e Kuvendit për t’i përcjellë opozitës ftesën për pjesëmarrje në ceremoni.

“Mendoj që e gjithë opozita që e konsideron marrëdhënien me SHBA të veçantë dhe strategjike duhet të jetë pjesë e këtij momenti sot, kur kryeministri i vendit do të dekorojë zotin Clinton për kontributin e tij jo vetëm për atë që lidhet me pavarësinë e Kosovës, por edhe për marrëdhënien e shkëlqyer me SHBA”, tha Balla.

“Do të nderoni veten tuaj dhe ata që ju kanë sjellë këtu nëse jeni prezent”, shtoi Balla. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/30/ish-presidenti-bill-clinton-feston-ne-shqiperi-pavaresine-e-amerikes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos