Billa u nxor në pritë, pranga 26-vjeçares, bashkëpunoi me vrasësit

Nga A2 CNN
26 Qershor 2020, 11:42 | Kronikë
Billa u nxor në pritë, pranga 26-vjeçares, bashkëpunoi me

Hetimet për vrasjen e Hekuran Billës, krahas 2 të arrestuarve dajë e nip, çuan në pranga dhe një 26-vjeçare.

Adjola Lakra u ndalua si bashkëpunëtore në ekzekutimin e 40-vjeçarit mbrëmjen e 11 qershorit, në afërsi të Komunës së Parisit.

Sipas policisë, ajo dyshohet se ka qenë pjese e planit në vrasjen e Billës. Edhe pse policia nuk ka sqaruar pozicionin e saj dyshohet se mbrëmjen e 11 qershorit Hekuran Billa priste të renë në afërsi të qendrës tregtare.

Tabulatet telefonike kanë zbuluar se 26-vjeçarja ka patur njohje dhe lidhje intime me viktimën, megjithëse ka mohuar akuzën e ngritur ndaj saj për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim. Gjatë marrjes në pyetje, ajo nuk ka pranuar se ka nxjerrë Billën në pritë, por e priste në një bar në afërsi të zonës.

Pasi hetuesit i kanë kërkuar aparatin celular ajo e ka thyer atë. Nga ana tjetër, prokuroria dyshon se 26-vjeçarja ka pasur lidhje me Sebastian Malin, pasi kur ka dorëzuar mjetin tip Nissan Micra ka qenë së bashku me Adjola Lakrën. Kjo e ka kthyer menjëherë në një person të dyshuar. Më herët, gjykata la në burg Viktor e Sebastian Malin edhe pas pretendimeve të tyre se nuk kanë lidhje me ekzekutimin e Billës. Por, për prokurorinë vrasja është bërë për gjakmarrje pas ngjarjes së vitit 2006, ku Billa, në atë kohë 28-vjeçar, qëlloi për vdekje vëllain e Viktorit, Prel Markun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos