Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili bënte thirrje në rrjetet sociale për të vrarë hebrenjtë.
“Nga specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit E.G., 39 vjeç, banues ne fshatin Koxhaj, Shijak. Ndalimi i tij u bë pas një hetimi disamujor të nisur në muajin janar 2020, nga Drejtoria e Antiterrorit”, thotë Policia.
Procedimi penal për këtë rast është regjistruar që në janar 2020 për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”.
Për këtë person, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".
Policia publikoi edhe një prej thirrjeve të realizuara në një profil në Facebook me emrin Bardhi Guza, ku kishte disa fotografi dhe mesazhe të tjera kundër hebrenjve. (A2 Televizion)
