Bëri tatuazh në zemër Bin Ladenin, Italia deporton të burgosurin shqiptar

Nga A2 CNN
25 Qershor 2020, 14:24 | Kronikë
Bëri tatuazh në zemër Bin Ladenin, Italia deporton të

Një shqiptar 35-vjeçar, i burgosur në Itali, është deportuar drejt Shqipërisë në momentet e fundit kur mbaronte afati i dënimit, për shkak se kishte bërë tatuazh në zemër Bin Ladenin, themeluesin e organizatës terroriste Al Kaeda.

I burgosuri shqiptar vuante dënimin në Rimini dhe fakti i tatuazhit në zemër me fytyrën e ish-terroristit nr. 1 nuk kishte kaluar pa lënë përshtypje tek të burgosurit e tjerë dhe tek Policia e Burgjeve.

Për këtë arsye sektori i Antiterrorit në Itali mundësoi deportimin e tij drejt Shqipërisë, në prag të lirimit nga burgu, ku ishte dënuar gjithashtu për krime në fushën e terrorizmit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos