Video tregon momentet pak para grabitjes së 16 qershorit

Nga A2 CNN
25 Qershor 2020, 14:39 | Kronikë
Video tregon momentet pak para grabitjes së 16 qershorit

Këto janë momentet e para kur po realizohej grabitja e postës private në zonën e ish-sheshit Shqiponja më 16 qershor.

Një kamera sigurie në zonë, në orën 21:18 ka kapur 2 autorët e dyshuar të cilët afrohen në zonë me një motor dhe kujdesen që të mos i heqin skafandrat nga koka për të fshehur imazhin e tyre. Një prej autorëve mban një çantë krahu në të cilën më pas futi rreth 5 milionë lek të reja.

Kur autorët po bëheshin gati për të hyrë në postë pranë tyre afrohet një person i cili kishte parkuar makinën në vendin ku po qëndronin autorët. Kjo i bëri ata që të largohen dhe të kthehen sërish pas 2 minutash, ku nën kërcënimin e armës kanë marrë një sasi parash që ndodheshin mbi banak, duke u larguar më pas të pa shqetësuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos