Arrestohet 40-vjeçari në Devoll, pjesë e operacionit që vuri në pranga 57 persona

Nga A2 CNN
25 Qershor 2020, 09:55 | Kronikë
Arrestohet 40-vjeçari në Devoll, pjesë e operacionit që

Policia e Shtetit ka arrestuar një tjetër person në kuadër të  operacionit “Limit”, që ka vënë në pranga 57 persona dhe vënë në kërkim 7 të tjerë, pjesë e grupeve kriminale që operojnë në fushën e narkotrafikut në zonën e Korçës.  

Bëhet fjalë për shtetasin Kastriot Hoxha, 40-vjeçar banues në fshatin Kurilë të Devollit.

Sipas forcave të rendit, personi, përpos trafikimit të lëndëve narkotike,  transportonte emigrantë të paligjshëm, duke iu premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

I gjykuar si person me rrezikshmëri të lartë, Hoxha është ndaluar pasi Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë,  i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos