
Kjo është foto e automjetit të atentatorëve të Ardjan Çapjas të cilët arritën të largoheshin pa gjurmë mesditën e 8 qershorit. Foto është shkëputur nga një kamera sigurie në zonën e Fushë Mbretit pak momente pasi snajperi largohet me këtë mjet tip Volkswagen ngjyrë blu.
Pas djegies së makinës në afërsi të varrezave dyshohet se atentatorët u larguan me këtë Volkswagen ngjyrë blu, por që humb në Fushë Mbret. Makina është fiksuar nga kamerat e sigurisë teksa lëvizte në zonë ndërsa dyshohet se targat e përdorura kanë qenë të falsifikuara.
Hetuesit dyshojnë se makina nuk ka dalë nga lagjja e re ndërsa herë pas herë aty forcat special bëjnë kontrolle. Ardian Çapja u qëllua me snajper nga Kodër Krasta, por i shpëtoi atentatit, pasi plumbi e kapi në shpatull. Deri më tani policia nuk ka asnjë person të shoqëruar apo arrestuar për ngjarjen. (A2 Televizion)