
Polemikave te Reali i Madrid, mes Bele dhe Zinedine Zidane duket se i ka ardhur fundi. Trajneri francez ka arritur të bind uellsianin për të shkëputur marrëdhëniet me klubin, madje ka pohuar se sulmuesi është në ditët e tij të fundit si lojtar i “Los Blancos”.
Bale është prej kohësh jashtë planeve të Zidane dhe ky fakt e ka irrituar 30-vjeçarin, i cili nuk largohej nga Madridi si formë e të mbajturit qëndrim.
Por destinacioni më i ri i sulmuesit uellsian do të jetë Kina. Sidoqoftë, kontributi i Gareth Bale në Madrid është i padiskutueshëm.
Ai ndihmoi Realin të fitojë titullin në La Liga, Superkupën e Spanjës, një sërë trofesh ndërkombëtar dhe katër tituj Champions, ku nuk mund të harrohet roveshata spektakolare në finalen ndaj Liverpool. (A2 Televizion)