Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se komunat dhe bizneset nuk kanë kursyer energjinë elektrike dhe sipas tij, në qoftë se vazhdon këtu subvencionimi nuk do të bëhet në të ardhmen.
“Muajt në vijim veçanërisht janari e shkurti do të jenë periudha më kritike kur temperaturat bien në çmimin në tregjet evropiane ngritën edhe më shumë. Andaj të dashur qytetarë të gjithë juve secilin prej jush ju lus që të vazhdoni dhe ta intensifikoni kursimin e energjisë gjatë muajve në vijim. Ndërsa komunat e bizneset për të cilat fatkeqësisht nuk kemi parë një nivel të tillë kursimi ju lusim që të shtoni përpjekjet në këtë drejtim në të kundërtën subvencionimi nga buxheti i shtetit me parat e taksapaguesve për bizneset e komunave nuk do të mund të bëhet në të ardhmen”.
Albin Kurti
Më tej, Kurti bëri thirrje që të kursehet energjia elektrike.
“Ne si qeveri do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për ta zbutur ndikimin e krizës e për ta lehtësuar përballjen tuaj me të. Nga këtu u bëj thirrje që të kurseni energjinë elektrike”. (A2 Televizion)
Albin Kurti

