All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

“Je mashtrues”, “Më tregoni se çfarë thashë?”/ Debate të forta në kuvendin e Kosovës mes Kurtit dhe opozitës

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2022, 16:02 | Kosova
“Je mashtrues”, “Më tregoni se çfarë
All - Paragraf - 1

Debate të forta, akuza dhe nuanca humori në seancën e parlamentit të Kosovës. Protagonistët kryesorë ishin kryeministri Albin Kurti dhe deputetet e opozitës nga AAK, Time Kadrijaj dhe Ganimete Musliu nga PDK, që shkëmbyen me njëri-tjetrin akuza dhe komente ironike.

“Kryeministër po më vjen mirë që po ke kohë se dy ditë me qëndru këtu ulur dhe me dëgju llafe. Për besë po më doket se jam duke jetuar në Zvicër apo Amerikë. Është duke më çudit kjo qetësia jote, po mendoj se është duke zbatuar rendi dhe ligji në krejt Kosovën. Po mendoj se s’ka barrikada dhe atë realitet që po e shoh është një ëndërr e keqe, pasi kur po vi këtu në parlament dhe po të shoh duke qëndru qetësisht, për besë po çuditem me juve. Ndoshta kjo është dëshira juve që keni pas me bërë këtë vend llugë dhe me i bërë shërbim Vuqiqit dhe tash po rrin i qetë se ke realizu atë dëshirë të Vuçiqit.”

TIME KADRIJAJ, DEPUTETE E AAK
All - Paragraf - 3

“Jeni me fol dhe mos me thanë kurgjo...prandaj mos filozofo.”

GANIMETE MUSLIU, DEPUTETE E PDK

“Gane kujdes mos m’u përzi në profesion kur thua mos filozofo. Me filozofu nuk është bash lehtë.”

GLAUK KONJUFCA, KRYETAR I KUVENDIT

“Unë e kam vënë një pyetje për juve, a dini me kallxu çka ju kallxova. Unë u përgjigja në pyetjen e juaj dhe unë ju tregova se cili është qëndrimi dhe mendimi im. A dini ju me tregu se çka ju tregova.”

ALBIN KURTI, KRYEMINISTËR

“Kërkoj ndjesë për shprehjen ‘filozofi’, por e thash për këtë hajgaregjinë këtu, ku 40 për qind e elektoratit të tij i ka quajtur analfabet funksional... Nuk i shiten më rrenat, gënjeshtrat, ti je vetëm një hajgaregji.” (A2 Televizion)

GANIMETE MUSLIU, DEPUTETE E PDK
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos