Shoqata e biznesit të vogël e të mesëm tha pak ditë më parë në një deklaratë për mediat se nga pandemia koronavirus, 38 mijë subjekte biznes i vogël dhe i mesëm u mbyllën, u humbën 125 mijë vende pune, ndërsa xhiro u tkurr me 70%. I ballafaquar me këto shifra në A2 Business Week, ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi, i kundërshtoi, duke thënë se situata, edhe pse nuk është “rozë”, nuk është aq e zymtë sa paraqitet. (A2 Televizion)
Bizneset dhe qeveria përballë krizës ekonomike
