
Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla nga foltorja e kuvendit qartësoi së amnistia fiskale për paratë e emigrantëve do të realizohet pavarësisht se çfarë kërkon opozita.
“Amnistia fiskale do të vijë dhe të jeni të sigurtë që do ta bëjmë. Se e para nuk varemi nga ju sepse nuk kemi nevojë për ndryshim kushtetues. Bjerini dajres sa të doni amnistinë fiskale do ta bëjmë”, tha Balla.
I ndalur edhe tek legalizimi i kanabisit mjekësor, Balla nënvizoi se edhe kjo është një çështje e rëndësishëm për ekonominë e vendit.
“Kanabisi mjekësor është një instrument ekonomik i rëndësishëm. Në RMV e ka dhënë efektin. Ky kanabis do të shërojë dhe plagën e vjetër. Historia e krenarisë së Republikës së Kanabisit në Lazarat ka marrë fund. Dhe ne nuk do të lejojmë që histori të ngjashme të përsëriten”, tha mes të tjerash kreu i grupit socialist. (A2 Televizion)