Projekti për aksin Milot-Fier, pjesë e Korridorit Blu, Balluku: Shpejtësia do të jetë 130 km në orë. Ndikim në ekonomi

Nga A2 CNN
2 Gusht 2022, 10:55 | Aktualitet
Projekti për aksin Milot-Fier, pjesë e Korridorit Blu, Balluku:

Segmenti rrugor Milot-Fier, do të jetë autostrada e parë në Shqipëri që do të ketë shpejtësi maksimale që arrin deri në 130 km në orë. Kështu u shpreh ministrja e Infrastrukturës dhe zv.kryeministrja, Belinda Balluku, në nisje të projektit të Korridorit Blu. Balluku theksoi se nga 300 km që janë në total në Shqipëri, është hapur gara për 114 km, të cilat i përkasin aksit Milot-Fier dhe do të jenë të segmentuara dhe të ndërtuara sipas parametrave të BE-së. Ajo shtoi se krahas ndërtimit të autostradës, do të ndërtohen edhe segmente dytësore.

https://a2news.com/2022/08/02/rama-ndertimi-i-aksit-milot-fier-do-te-jete-i-suksesshem-dhe-jo-me-tender-te-parafabrikuar/

“Korridori Blu adriatiko-jonian do të lidhë Europën e veriut, Italinë me Europën Jugdlindore Shqipëri-Greqi, por nis nga Kroacia. 300 km në total korridor shqiptar, ndërsa gara është hapur për 114 km. Të parat nga Miloti në Fier kemi vendosur ta segmentojmë duke u dhënë mundësi kompanive garuese. Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj e Fier janë akset përbërëse të këtij korridori që ne sot po i lançojmë për ndërtimin e tyre, ndërsa në Thumanë-Kashar ka nisur puna, nga Miloti-Muriqan po presim projektimin. Ne nuk kemi hequr dorë nga asnjë kërkesë teknike që kemi pasur që të ndërtohet sipas parametrave të BE-së. Segmentet do të ruajnë parimet kryesore, ndërtimi i tyre nuk ka ndërvarësi nga njëri-tjetri, kanë fizibilitet financiar si segmente të shkëputura dhe nuk shton koston totale të segmentit 114 km. Të gjitha segmentet do të jenë të shoqëruara me rrugë dytësore në përmbushje të parametrave të sigurisë rrugore, shpejtësia në aksin me pagesë, do të jetë nga 90-130 km në orë”.

Sipas Ballukut, kjo do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit që nga punësimi, siguria rrugore dhe turizmi.

“Rëndësi për infrastrukturën kombëtare, lidh veriun e jugun, duke i krijuar Shqipërisë mundësi zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm. Ky do të ketë ndikim direkt e indirekt në ekonomi si rritja e punësimit, kushte më të sigurta drejtimi, siguri rrugore, kosto e ulët e transportit. Do të ketë ndikim në tregtinë e jashtme”.

Korridori Adriatiko-Jonian, i quajtur ndryshe Korridori Blu, është pjesë e Korridorit të madh mesdhetar prej 1560 kilometrash, një projekt rajonal e europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos