Blinken: Faleminderit Edi Rama për ofertën e Shqipërisë për të siguruar strehim për afganët në nevojë

Nga A2 CNN
20 Gusht 2021, 00:07 | Aktualitet
Blinken: Faleminderit Edi Rama për ofertën e Shqipërisë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken është konsultuar me kryeminsitrin Edi Rama në lidhje me strehimin e afganëve në Shqipëri.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, bëri të ditur përmes një njoftimi të shkurtër për mediat se Blinken falënderoi Ramën për ofertën e bërë.

Në një postim në Twitter, vetë Blinken shkroi: "Faleminderit Edi Rama për ofertën e Shqipërisë për të siguruar strehim për afganët në nevojë. Jam shumë mirënjohës për partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatit tonë në NATO".

https://twitter.com/SecBlinken/status/1428474456905822213?s=19

Në një prononcim për një gazetë italiane gjatë të enjtes, Rama tha se Shqipëria do të merrte 2-3 mijë afganë, të paktën 1000 prej të cilëve pritet të mbërrijnë këtë javë në vendin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos