
Edhe Berati është gati të strehojë një pjesë të afganëve që do të vijnë në Shqipëri. Lajmi konfirmohet për A2CNN nga burime zyrtare të Bashkisë së qytetit. Puna përgatitore ka nisur prej disa ditësh dhe që nga dje Berati është gati të ndajë barrën e pritjes me Tiranën dhe Durrësin, që ishin paracaktuar më herët si dy qendrat kryesore të strehimit të afganëve.
Të njëjtat burime saktësuan se është koordinuar puna edhe me Ministrinë e Shëndetësisë për staf mjekësor që do të ndjekë qytetarët afganë në Berat sa i përket problemeve shëndetësore që mund të shfaqin.
E njëjta gjë është bërë edhe me Ministrinë e Brendshme dhe atë të Mbrojtjes sa i përket garantimit të sigurisë.
Burimet nga Bashkia e Beratit pohojnë se ende nuk kanë marrë nga autoritetet qendrore një shifër të saktë të personave që do të strehohen në qytet. (A2 Televizion)