Dy zjarre në Radhimë, flakët rrezikojnë hotelet dhe banesat pranë vatrave

Nga A2 CNN
19 Gusht 2021, 17:16 | Aktualitet
Dy zjarre në Radhimë, flakët rrezikojnë hotelet dhe banesat

Dy zjarre kanë rënë orët e fundit në Radhimë të Vlorës, duke shkaktuar një situatë problematike si për banorët e zonës ashtu edhe për pushuesit që kanë zgjedhur këtë vend.

Fillimisht është raportuar për një zjarr që ka rënë pranë një gjeneratori të energjisë elektrike. Flakët ishin të përmasave të mëdha, ndërsa nga zjarri u rrezikua një karburant që gjendej pranë.

Pas lajmërimit të forcave zjarrfikëse është bërë e mundur edhe shuarja e zjarrit. Për shkak të avancimit të flakëve brenda një kohë të shkurtër, u rrezikuan edhe hotelet dhe banesat aty pranë, ndaj angazhimi ka qenë maksimal, për ta shuajtur zjarrin sa më shpejt.

Për fat të mirë gjithçka është zgjidhur në atë vatër, por një tjetër zjarr ka përfshirë zonën e Radhimës në Vlorë në afërsi të rrugës nacionale. Edhe atje mbërritën zjarrfikësit për të bërë të mundur vënien e flakëve nën kontroll. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos