
550 tonë karburant jashtë standardeve janë bllokuar në rafinerinë e Ballshit, pas një kontrolli të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial në kuadër të aksionit kundër informalitetit. Kjo sasi e konsiderueshme është e mjaftueshme për të furnizuar mbi 10 mijë makina, por tashmë do të duhet të ripërpunohet dhe të arrijë standardet përpara se të hidhet në treg.
Bllokimin e ka përshëndetur edhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, nga ku është shprehur se: "Lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë!". Grupet e kontrollit janë në të gjithë territorin e vendit, duke bërë analiza të karburanteve në kohë reale falë një laboratori të lëvizshëm. (A2 Televizion)