
Është përcjellë për në banesën e fundit regjisori, skenaristi dhe producenti Gjergj Xhuvani. Familja ka vendosur që artistët, miqtë dhe të afërmit ta nderojnë kujtimin e tij në një ceremoni private, duke refuzuar kështu që për regjisorin të organizoheshin homazhe të veçanta.
Megjithatë në banesën e vjetër të çiftit Xhuvani kanë mbërritur për ta nderuar kineastë, personalitete të teatrit, biznesmenë dhe figura politike që bashkëpunuan me Gjergj Xhuvanin apo e duartrokitën për produksionet kinematografike që i la shqiptarëve.
Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në romë, më 14 gusht, ndërsa po punonte për filmin e tij të fundit ‘‘Liqeni’’, dhe do t’i mungojë pa diskutim zërit artistik në Shqipëri. (A2 Televizion)