
Një numër i madh faqesh online të disa prej mediave kryesore botërore, janë momentalisht të bllokuara.
BBC raporton se mes mediave janë faqet e “Guardian”, “Financial Times”, “Independent” dhe “New York Times”. Gjithashtu edhe faqja zyrtare e qeverisë britanike është bllokuar dhe del mesazhi “Error 503 Service Unavailable”.
Sipas raportimeve paraprake mendohet se bllokimi ka të bëjë me “Fastly”, një kompani që ofron shërbime “cloud”, e cila ka në portofolin e saj disa faqe të rëndësishme online. (A2 Televizion)