Bllokohet një sasi e konsiderueshme ilaçesh kontrabandë në Durrës dhe Kapshticë.
Gjatë kryerjes së procedurave të kontrolleve përkatëse në doganë, në dy automjete, janë konstatuar sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.
Menjëherë strukturat doganore kanë bërë bllokimin e këtyre sasive, si dhe i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme në strukturat përgjegjëse.




Mungesa e kontrolleve dhe qarkullimi në treg i barnave kontrabandë të cilat shoqërohen nga rreziku për mungesë të cilësisë dhe sigurisë ishin ndër gjetjet në artikullin e thelluar, “Siguria e Barnave, Covid-19 rriti kërkesën, ndërsa kontrollet për sigurinë u zëruan” në bashkëpunim me Investigative Network Albania, me mbështetjen financiare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe të Partnerëve. (A2 Televizion)