
Vranësira dhe shira të dobët do të ketë në jug të vendit me rrebeshe të izoluara në skajin jugor, por kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta do të ketë në veri dhe qendër, me shira të papërfillshëm në zonat qendrore.
Pasditja do të lokalizojë gradualisht shirat në skajin jugor dhe juglindje duke përmirësuar motin në veri dhe qendër ndërsa mbrëmja risjell mot kryesisht të kthjellët në territor.
Temperaturat e ajrit nuk pësojnë ndryshime në veri dhe qendër, por rënie me 2°C sjell mesdita në zonat jugore duke luhatur vlerat ditore nga 13 në 30°C.
Era do fryjë e lehtë deri mesatare në mesditë me drejtim perëndimor deri në mbrëmje, kur ajo bëhet jugore duke krijuar dallgëzim të ulët në brigjet shqiptare, por dallgëzim 2-3 ballë në zonën rreth Otrantos. (A2 Televizion)