Bllokohet qarkullimi në aksin Bogë-Theth për shkak të ortekëve, vështirësi për pastrimin

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2022, 10:29 | Aktualitet
Bllokohet qarkullimi në aksin Bogë-Theth për shkak të

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton për situatën problematike rrugore në veri të vendit për shkak të borës. Sipas ARRSH-së më shqetësuese situata paraqitet në aksin Bogë-Theth, pasi vijojnë të bien ortekë, të cilët bllokojnë qarkullimin dhe vështirësojnë punën për pastrimin.

“Po punohet 24/7 me mjete e punëtorë për ta mbajtur të hapur këtë aks”, njofton ARRSH.

Ndërkohë në aksin Bogë-Qafë Thore qarkullimi kryhet pa problem. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos