I prishet mikrofoni, Zelensky bën humor: Ma hakuan rusët

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2022, 18:31 | Aktualitet

Presidenti i Ukrainës nuk e ka harruar profesionin e tij të parë, atë të komedianit. Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ai bëri shaka duke thënë se mikrofoni i tij është hakuar nga Rusia.

“E shikoni, Rusia nuk është këtu, por prapë se prapë është! Ata dëgjojnë”, tha Zelensky, duke bërë që audienca të qeshte me të madhe. “Një sekondë, më duket se është një sulm kibernetik”.

Zelensky ishte në Mynih për konferencën e sigurisë në Mynih, këtë vit të përqendruar te shtimi i trupave ruse në kufi me Ukrainën dhe mundësisë së pushtimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos