Afrim Krasniqi: Diferenca e frikshme që patëm me Kosovën dje

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2025, 11:40 | Blog

Afrim Krasniqi: Diferenca e frikshme që patëm me Kosovën dje

Nga Afrim Krasniqi

Demokracia elektorale, pluralizëm konkurrues? Shqipëria dhe Kosova zhvilluan dje zgjedhje të pjesshme vendore. Nisën në të njëjtën orë.

*Në Kosovë në orën 21.00 ishin numëruar votat, në Shqipëri numërimi nisi në orën 22.00. Përfundoi sot nga mëngjesi.

*Në Kosovë kandidatët luftonin për çdo votë deri në sekondën e fundit, në Shqipëri kandidatët fitues e shpallën rezultatin 3 ditë para votimit.

Afrim Krasniqi: Diferenca e frikshme që patëm me Kosovën dje

*Në Kosovë kandidatët rivalë uruan njëri tjetrin, përfshirë kandidati kryesor që humbi dhe ajo që fitoi në Prishtinë. Në Shqipëri?! As mund të imagjinohet.

*Në Kosovë opozita e ndarë, por fitoi bashkitë kryesore, shumicën e tyre. Në Shqipëri?! As mund të imagjinohet. Ajo as logo nuk vendosi dot.

*Në Kosovë gjatë votimit struktura task force e ligjit bëri arrestime për dy të dyshuar për krime zgjedhore/patronazhim. Në Shqipëri?! As mund të imagjinohet. Këtu shpërblehesh..

*Në Kosovë liderit politikë përshëndetën rezultatet. Në Shqipëri?! As nuk imagjinohet.

*Në Kosovë vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Çështje mandati qeverisës, jo shumice qeverisëse. Në Shqipëri fjala e “parakohshme” nuk njihet.

*Në Kosovë liderit politikë kryesorë janë kryesisht 40-50 vjeç. Në Shqipëri? Jemi ende peng i një gjeneratë që vegjeton prej 30-40 vitesh. Pa ndryshim, pa rotacione, pa prurje të reja.

Afrim Krasniqi: Diferenca e frikshme që patëm me Kosovën dje

Së fundi, por domethënëse: zgjedhjet jetojnë pluralizmin, konkurrencën, alternativat më të mira dhe demokracinë përfaqësuese e funksionale.

Në Kosovë harta elektorale tregon pluralizëm dhe 5-6 aktorë politikë në përfaqësim/drejtim, pra një demokraci elektorale dhe përfaqësuese pluraliste dhe konkurruese. Në Shqipëri? Përveç një ngjyre, zonat e tjera duhen si njolla në biografi. Me rekord historik në mospjesëmarrjeje/refuzim (18%), dhe rekord historik fitoreje (66%-83%). Të fundit, por krenar. Si dikur, edhe tani. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos