DOKUMENTI: Momenti kur i hyri frika Ramiz Aliajt dhe nisi shpërbërja e diktaturës komuniste

Nga A2 CNN
18 Tetor 2025, 12:34 | Blog

DOKUMENTI: Momenti kur i hyri frika Ramiz Aliajt dhe nisi shpërbërja e

Nga Afrim Krasniqi

Retrospektivë, dhjetor 1989. Në Rumani vritet Çaushesku. Tirana zyrtare kërkon ambasadorin për tu informuar. Teksti i thotë të gjitha, - një mesazh që më shumë sesa për Rumaninë, vlen për Tiranën.

Ka shumë të përbashkëta në këtë përshkrim midis gjendjes në dy vendet, - varfëria ekstreme, mungesa e ushqimeve dhe ilaçeve, hendeku i madh midis udhëheqjes dhe qytetarëve, pakënaqësitë në rritje, masa e pagesës pa punë (ne e kishim 80%, ata 33%), etj, etj.

DOKUMENTI: Momenti kur i hyri frika Ramiz Aliajt dhe nisi shpërbërja e

Dallime? Ka shumë, por një e dhënë e rëndësishme: tek ne Sigurimi, ushtria dhe policia ishin pjesa më fanatike dhe mbështetëse të regjimit, madje edhe pas dhjetorit ’90 kur ndryshoi ai. Inteligjenca gjithashtu. Kapi ndryshimin, nuk e inicio atë. Atje institucionet e besimit ishin gjenerues të ndryshimit, ne i ndaluam me Kushtetutë, etj, etj.

Vlera e dokumentit? Leximi i këtij dokumenti “ndryshoi gjithçka”. Rreth 20-25 ditë më pas, frika nga përvoja rumune dhe dalja e situatës jashtë kontrolli ndikoi në inicimin e “demokratizimit”, një slogan pa reforma përmbajtjesore që synonte jetëgjatësinë e pushtetit përmes argumenteve unike "ne nuk jemi as Lindje as Perëndim", "ne kemi rrugën tonë". Paranoja u bë aq e madhe sa psh, vetë Alia refuzoi të marrë pjesë dhe të mbaj fjalim në 14 korrik '90, anuloi paradën e majit dhe u evituan evenimentet e mëdha publike.

Kështu nisi! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos