“Të dënohet çdo përpjekje për denigrimin e luftës çlirimtare të UÇK-së”

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2026, 17:43 | Blog

“Të dënohet çdo përpjekje për denigrimin e

Nga Petro Koçi

Me shumë shqetësim përcolla informacionin që transmetuan disa agjenci lajmesh në Kosovë sipas të cilit një përfaqësuese e Gjykatës Speciale, që aktualisht po gjykon udhëheqës të UÇK përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, ka zhvilluar biseda në shkolla të Kosovës ku i bën gjyqin luftës për çlirimin e Kosovës duke e inkriminuar atë haptaz, me vlerësime denigruese dhe dënuese.

Ky është një zhvillim jo vetëm provokues, por mirëfilli i papranueshëm.

I gjithë faktori politik, institucional dhe shtetëror në Kosovën e pavarur duhet të bashkohet e të dënojë me vendosmëri këtë akt të fëlliqur antishqiptar dhe proserb.

Modestisht propozoj që personi përgjegjës të shpallet urgjentisht Non Grata në Republikën e Kosovës.

Dinjiteti i luftës për liri, i sakrificave dhe gjakut të dëshmorëve të UÇK duhet të vihet në vend e të mos guxojë askush të përbaltë shenjtërinë e padiskutueshme të asaj lufte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos