Ylli Manjani: Çfarë ndodh nëse PD ngujohet në shesh

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2026, 10:44 | Blog

Ylli Manjani: Çfarë ndodh nëse PD ngujohet në shesh

Nga Ylli Manjani

Nëse PD ngujohet në shesh siç thotë, nuk do bëjë gjë tjetër përveç se do ngujojë qeverinë në zyrë. Do ta blindojë fare madje.

Jo Ramën që se heqin dot, por as Ballukun nuk do mundësojnë ta largojnë.

Edhe nëse për arsye të ndryshme do ekzistonte një mundësi që Belinda Balluku të zëvendësohej, duke e lenë të lirë të merret me çështjet e saj, në kushtet kur PD do zinte sheshin kjo nuk do ndodhte.

Ndryshimet në kushte presioni do ta bënin Ramën të dobët... Ndërkohë Rama është Kryeministri më komod i 30 viteve të fundit, për nga shumica parlamentare që ka. Pse duhet të shfaqet i dobët?!

Ngujimi pra, vetëm i forcon llogoret e palëve nuk i dobëson.

Pra një ngujim në bulevard, praktikisht shkon në mbrojtje të qeverisë, jo kundër saj.

Natyrisht në ngujim në Bulevard, shuan edhe zërat alternativë në opozitë.

Nëse mendojnë se me ngujime PD do bëhet më popullore, mendoj se do i ndodhë e kundërta. Do bëhet përfundimisht antipopullore.

Problemi i vërtetë do ishte se  zënia e bulevardit do tua shpifte njerëzve më keq se herët e tjera të mëparshme...

Nejse të shohim se deri tani kemi vetëm deklarata kontradiktore nga ana e PD. Dmth PD thotë se "do ngujohet që të rrëzojë Ramën, me të cilin do bëjë reformat...".  Ec e merre vesh se çdo të bëjë!

Por, PD e ngujuar në shesh do ishte thjesht në garë me Tik Lapajn. Asgjë më shumë... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos