Një bloger i ushqimeve të rrugës i njohur si “Fatty Goes To Africa”, u sulmua brutalisht për vdekje nga një rival i tij, ndërsa ishte duke bërë një video live nga tregu i kryeqytetit të Nepalit, Katmandu.
Viktima 20-vjeçare, një i ri kinez, i quajtur Gan, u sulmua papritur nga blogeri rival në qytet në 4 dhjetor, ndërsa ishte duke regjistruar videon e tij të radhës, i shoqëruar nga një mik i tij.
I dyshuari për këtë ngjarje, një 37-vjeçar kinez i identifikuar si Feng Zhengyung është gjithashtu një personazh i njohur në internet, i cili mban pseudonimin “Ayun”, dyshohet se e ka goditur dhunshëm pas koke me një send të fortë rivalin e tij.
Menjëherë pas ngjarjes, autori u sulmua gjithashtu fizikisht nga shokët e viktimës, duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda në fytyrë dhe trup dhe u dërgua në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.
Menjëherë pasi u mjekua, Feng u prangos nga policia, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë. (A2 Televizion)


