
Faturat e energjisë elektrike kanë kapur vlerat maksimale, sidomos pas lock-down-it nga Covid-19. Por, lajmi i keq nuk është ky. Sipas ekspertëve, mendohet që kjo situatë të mos marrë fund me mbylljen e luftës në Ukrainë, por pasojat e saj priten më të gjata, ndërsa parashikojnë se mund të shkojnë deri në vitin 2030.
Një situatë e tillë duket se ka prekur shumë qytetarë britanikë, të cilët, referuar shifrave zyrtare, deri në vitin 2018, çdo familje paguante mesatarisht në vit rreth 1 mijë paund. Por, situata ndryshoi me ardhjen e pandemisë, kur një familje britanike tanimë paguan deri në 3549 paund në vit.
Por, sipas ekspertëve kjo situatë do të vijojë edhe më shumë se sa viti i ardhshëm, teksa parashikohet që të mos ketë lëvizje çmimesh deri në vitin 2030. (A2 Televizion)