Rrëzohet një avion pranë Kretës

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2022, 13:00 | Bota
Rrëzohet një avion pranë Kretës

Një avion i vogël turistik është rrëzuar në orët e para të mëngjesit pranë ishullit të Kretës në Greqi.

Sipas të dhënave paraprake, avioni privat indonezian transportonte dy persona dhe ishte nisur nga aeroporti i Heraklionit, në drejtim të Egjiptit.

Në vendngjarje shkuan forcat e Rojës Bregdetare, të cilët kanë mundur të shpëtojnë një prej pasagjerëve të avionit, ndërsa tjetri humbi jetën ndërsa po dërgohej për në spital.

Autoritetet janë duke hetuar rastin për të zbardhur shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=wa1fUMElCdQ&t=1s

A2 CNN Livestream

Latest Videos