Bob Dylan shet të gjitha këngët e tij, mendohet për një blerje rekord

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2020, 15:16 | Showbiz
Bob Dylan shet të gjitha këngët e tij, mendohet për një

Mund të jetë blerja më e shtrenjtë e të drejtave të autorit për një këngëtar, ajo që u zyrtarizua nga Universal Music. Artisti nuk është një protagonist i kopertinave të momentit, por ndoshta kantautori më i njohur amerikan, Bob Dylan.  

Vetë 79-vjeçari që i ka dhënë muzikës pop-rock këngë legjendare si “Blowing in The Wind” dhe “Like a Rolling Stone” ka vënë firmën për të shitur rreth 600 këngët që përbëjnë pothuajse të gjithë karrierën e tij pothuajse 60-vjeçare, e nisur në vitin 1962.

Ende nuk dihen shifrat e sakta, por sipas mediave, si New York Times, blerja mund të ketë tejkaluar 300 milionë dollarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos