Boçi: Pothuajse i gjithë personeli mjekësor në Elbasan është i infektuar

Nga A2 CNN
9 Gusht 2020, 15:51 | Aktualitet
Boçi: Pothuajse i gjithë personeli mjekësor në Elbasan

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, thotë se në Elbasan, situata me koronavirusin është katastrofike. “Pothuaj gjithë personeli i Njësisë vendore të kujdesit shëndetësor, rezulton pozitiv. Situata është lënë në rënie të lirë dhe totalisht jashtë kontrollit. Asnjë karantinim, apo teste për rrethin e kontakteve të të prekurve. Rreziku është permanent dhe neglizhenca qeveritare absolute”, shkruan Boçi.

“Asnjë masë nga Ministria e Shëndetësisë për të pamundësuar përhapjen e virusit nga kjo strukturë e shëndetit parësor, kur dihet që kontaktet e tyre me publikun janë të shpeshta. Rama e Manastirliu flasin nga kullat e... detit. Vetëm një Zot e di se si do shmanget katastrofa shëndetësore që po troket, sepse qeveria pa zot ka marrë pushime të gjata”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos