Boçi: Rama ngriti flamurin e Bashkimit Europian, por vlerat e tij i nëpërkëmb çdo ditë

Nga A2 CNN
20 Korrik 2022, 12:53 | Politikë
Boçi: Rama ngriti flamurin e Bashkimit Europian, por vlerat e tij i

Sipas nënkryetarit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, Edi Rama festoi  hapjen e negociatave të vendit tonë me Bashkimin Europian, ditë që e mbajti peng prej 10 vitesh. Boçi nënvizoi se Rama feston me flamurin e BE, por nëpërkëmb vlerat e tij çdo ditë në Shqipëri.

“Edi Rama u kthye nga Brukseli dhe nxori orkestrën në rrugë për të festuar një datë që ka 10 vjet që e mban peng. Festoi siç e ka zakon, edhe para katër vjetësh, me dekorata, shampanjë dhe fishekzjarrë hapjen e negociatave duke i gënjyer shqiptarët sy për sy, se negociatat ishin hapur. Ngriti flamurin e BE ndërkohë që vlerat e saj i nëpërkëmb çdo ditë. Mjaft të kujtoni fyerjet në adresë të përfaqësuesve të vendeve europiane kur i kritikuan amnistinë fiskale”, tha ai në një dalje për mediat.

“Foli si monist për opozitën dhe e konsideroi të ndarë, duke i mbyllur sytë para bashkimit të madh popullor dhe opozitar më 7 korrik. Partia Demokratike e ka përshëndetur dhe do ta mbështesë pa asnjë hezitim procesin e çeljes së negociatave, duke theksuar se ato i hapen Shqipërisë dhe prirjes europiane të vendit, jo qeverisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos