Një imazh i njohur i botës së fitness-it, Justyn Vicky ka vdekur në mënyrë tragjike, pas një aksidenti të rëndë në palestër, kur u përpoq të ngrinte shtangën 210 kg.
Influenceri i fitness-it, i cili ndiqej masivisht në rrjetet sociale është shuar në moshën 33-vjeçare pas aksidentit horror në Sanur, Bali.
Bodybuilderi, i cili ishte i punësuar si trajneri personal dhe këshillues për dieta po stërvitej në palestrën “The Paradise Bali” më 15 korrik, kur ndodhi fatkeqësia.
Pamjet e rënda të incidentit që i mori jetën tregojnë 33-vjeçarin duke u përpjekur të shpëtojë teksa shufra e rëndë i bie mbi supe. Teksa përpiqet të qëndrojë në këmbë, vëzhguesi i vetëm pas tij është plotësisht i pafuqishëm për të ndihmuar.
Teksa Justyn bie në tokë, shtanga e rëndë i përplaset në pjesën e pasme të qafës, duke i dëmtuar rëndë kokën. Më pas, ai bie mbrapsht në dysheme.
Pas aksidentit, Justyn u dërgua me urgjencë në një spital lokal me një qafë të thyer dhe ngjeshje kritike të nervave vitalë që lidhen me zemrën dhe mushkëritë e tij.
Ai vdiq menjëherë pas një operacioni urgjent, pavarësisht përpjekjeve më të mira të kirurgëve për ta mbajtur në jetë. (A2 Televizion)