“Boeing Max 737”, merr miratimin që të fluturojë përsëri me pasagjerë

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2020, 13:55 | Bota
“Boeing Max 737”, merr miratimin që të fluturojë

Administrata Federale e Aviacionit i dha miratimin Boeing 737 Max për të transportuar përsëri pasagjerë, pas 20 muajsh.

Avioni më i shitur në flotën e Boeing (BA), ndaloi fluturimet në mars të vitit 2019, pas dy përplasjeve fatale që shënuan 346 viktima.

Nga hetimet, u zbulua se një veçori sigurie që synonte të ndalonte avionin të ngjitej shumë shpejt kishte detyruar uljen e pjesës së përparme, duke shkaktuar rënien fatale të avionit.

Kjo mund të shënojë ndër gabimet më të shtrenjta të bëra ndonjëherë nga një kompani.

Ky proces ka zgjatur një vit më shumë sesa pritej fillimisht dhe i kushtoi Boeing më shumë se 20 miliardë dollarë, sipas kompanisë. Megjithëse, miratimi pritej këtë javë, aksionet e Boeing gjithsesi u rritën me 5% në treg, të mërkurën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos