
Arabia Saudite paralajmëron se do të ndërtojë një armë bërthamore nëse Irani bëhet një fuqi bërthamore.
Përmes një deklarate për shtyp, ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir se ndërtimi i një armë të shkatërrimit në bazë është një opsion për vendin e tij, nëse rivalët e Iranit nuk ndalohen që të kenë një gjë të tillë.
Ai tha për mediat e pranishme se dhe shumë vende të tjera në Lindjen e Mesme janë duke menduar të njëjtën gjë.
Sipas Al Jazeera, Adel al-Jubeir tha mes të tjerash se Arabia Saudite do të bëjë çdo gjë që është e nevojshme për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj.
Deklarata erdhi pas raportimeve të fundit se presidenti i SHBA, Donald Trump mendoi për një sulm ndaj bazave iraniane për shkak të rritjes së kapacitetit bërthamor. (A2 Televizion)