
Ekipi vlonjat është i pari në futbollin shqiptar që afron një lojtar nga Ukraina. Edhe pse vetëm 16 vjeç, portieri ukrainas ka nisur stërvitjen tashmë me Flamurtarin, ndërsa më parë është aktivizuar me ekipin e Dush 26 në Ukrainë.
Aktualisht, portieri 16-vjeçar do të vijojë vetëm të stërvitet në pritje të përfundimit të luftës në Ukrainë.
Bogdan ka ardhur në Vlorë me mamanë dhe vëllanë e vogël, ndërsa në Ukrainë ka lënë babanë dhe gjyshërit. Ai tregon se si mbërriti në Shqipëri dhe si e ka lënë gjendjen në Ukrainë.
Ndërkohë vetë portieri pranon se e ardhmja do të shihet, madje nuk përjashton edhe një kontratë me Flamurtarin, por fillimisht të mbarojë lufta. (A2 Televizion)